Maqedoni

Parashikimi i motit

14.04.2021 09:01

Moti në vend do të jetë me vranësira mesatare deri në të konsiderueshme me reshje lokale shiu dhe dukshëm më i freskët në veri dhe perëndim.....

Moti në vend do të jetë me vranësira mesatare deri në të konsiderueshme me reshje lokale shiu dhe dukshëm më i freskët në veri dhe perëndim. Në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të mëdha shiu, erë e fortë dhe bubullima të rralla. Në malet në veriperëndim, do të bjerë borë.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 12 deri 19 gradë celcius.
 
Edhe gjatë ditëve të ardhshme, meteorologët parashikojnë reshje të shiut, të cilat më të dendura do të jenë në fundjavë.