Maqedoni

Dragi Rashkovski jep dorëheqje nga pozita e sekretarit të Qeverisë

14.04.2021 10:03

Dragi Rashkovski ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit për Monitorimin dhe Mbështetjen...

Dragi Rashkovski ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit për Monitorimin dhe Mbështetjen e Institucioneve në zbatimin e programeve të punës së Qeverisë. 
 
Rashkovski ne profilin e tij ne facebook  publikoi letrën  e 12 prillit që ia ka deponuar kryeministrit Zoran Zaev, ne te cilen ka përshkruar arsyet e dorëheqjes së tij. 
 
“Kur politika bëhet më e zhurmshme se shkencat natyrore, atëherë atmosfera e punës bëhet e papërshtatshme për dikë që është mësuar të kërkojë logjikën në gjithçka. Prandaj po ju paraqes këtë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve gjatë realizimit të programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe të projekteve strategjike. Roli im si në këtë pozicion ashtu edhe në pozicionin e mëparshëm si Sekretar i Përgjithshëm ishte që ti jepja një dimension të ri dinamik jetës shoqërore”, thuhet mes tjerash në letrën e Rashkovskit drejtuar kryeministrit Zoran Zaev.
 
Rashkovski u zgjodh si sekretar general  në qeverinë Zaev  në 2017, ndërsa u dorëhoq në tetor të 2020. Me vonë  me vendim të qeverisë u formuan edhe tre pozicione të reja pune  ku Dragi RAshkovski u emërua si sekretar për monitorimin  dhe mbështetjen e institucioneve  gjatë realizimit  të programit të qeverisë. Emir I tij u lpërcoll me skandale të shumta. Fillimisht emir I tij u përfol  në  publiikimin e  skandalit për furrnizimet me softwer  për kundervajtje në komunikacion në vlerë prej 81 mijë eurosh të cilin askush nuk e përdor. Më pas gjatë periudhës së pandemisë emir I tij u përfol për udhetimin dy ditor në meksikë. Para dy ditësh në mediat e vendit u  publikuan të dhëna të tjerë për RAshkovskin, posedimin e një veture të markës xhip, në vlerë prej 78 mijë euro, të cilin nuk e ka të paraqitur në listen anketuese, nderkohë gjatë ditës së djeshme u publikua një hulumtim, ku u zbulua se familja Rashkovski tashmë ka nisur punimet për ndërtimin e një pallati luksoz në fshatin Pobozhje.
 
Edhe komisioni për parandalimin e Koruupsionit ka paralajmëruar se do ti merr në shqyrtim të gjitha rastet.