Flick vë në dyshim të ardhmen e tij te Bayern Munchen

14.04.2021 11:16

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, nuk sqaroi dyshimet për të ardhmen e tij...

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, nuk sqaroi dyshimet për të ardhmen e tij, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga ekipi në fund të sezonit, pas eliminimit nga Champions League.

“Nuk jam takuar ende me Oliver Kahn. Nëse kërkon të flasë me mua, do të më thotë. Kam kohë, kështu që nuk është problem për mua kjo gjë. Nëse kërkon të flasë me mua, është i mirëpritur. Pavarësisht se çfarë do të bëj, familja ime do të më mbështesë. Nuk ka rëndësi nëse do të jem trajner i kombëtares apo i ndonjë ekipi tjetër. Rëndësi ka që ta shijoj punën time”, tha Flick pas ndeshjes.

Ai shtoi se vendimi i tij nuk do të varet nëse kampionati përfundon mirë apo keq me Bayern: “Sido që të shkojnë gjërat, njeriu duhet të mendohet mirë. Gjithmonë mendoj se ku po shkoj, çfarë më pret më tej? Sepse për mua, suksesi është një proces konstant. Gjithmonë duhet të vlerësosh gjithçka”.