Maqedoni

Filipce: Priten vaksina të reja nga prodhues të ndryshëm

14.04.2021 11:28

Masat po japin rezultate, ne po regjistrojmë një trend të zvogëlimit të rasteve të diagnostikuara rishtas me Covid-19...

Masat po japin rezultate, ne po regjistrojmë një trend të zvogëlimit të rasteve të diagnostikuara rishtas me Covid-19, tha në konferencën e sotme për shtyp Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce. Siç shtoi ai, trendi i vaksinimit vazhdon, dhe numri i njerëzve të vaksinuar në një ditë është rreth 1200 njerëz.
 
Më 19 dhe 26 Prill, 10,000 vaksina pritet të mbërrijnë nga kompania "Pfizer" dhe deri në fund të muajit rreth 76,000 doza të "Astra Zeneka". Vaksinat, të cilat do të prokurohen nga BE përmes marrëveshjeve trepalëshe, pritet të mbërrijnë në javën e parë të majit.