Botë

Hodhën gaz lotsjellës në Kuvend, para gjykatës Haxhiu, Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiu

14.04.2021 11:40

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu...

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, kanë dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
 
Ata janë deklaruar të pafajshëm. Ata janë duke u gjykuar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës në vitin 2016.
 
Në aktakuzën e ngritur me 8 prill 2016 thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit të Kosovës tek të akuzuarit u gjetën dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.