Botë

Rohani: Pasurimi me 60% i uraniumit në përgjigje të terrorizmit izraelit

14.04.2021 12:37

Irani do të fillojë prodhimin e uraniumit të pasuruar me 60% në uzinën e tij bërthamore Natanz javën e ardhshme....

Irani do të fillojë prodhimin e uraniumit të pasuruar me 60% në uzinën e tij bërthamore Natanz javën e ardhshme. Konfirmimi erdhi nga ambasadori Kazem Gharibabadi, përfaqësues i Republikës Islamike në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
 
Ndërkohë presidenti iranian Hassan Rohani deklaroi sot se pasurimi i Iranit i uraniumit në 60% është përgjigjja e “terrorizmit bërthamor” të Izraelit.
 
Pasurimi i Iranit i uraniumit në 60% është përgjigjja e “terrorizmit bërthamor” të Izraelit. Teherani sigurisht do t’i përgjigjet komploteve të sionistëve dhe ky ishte hapi i parë”, u shpreh Rohani.