Maqedoni
29 vjet Drejtoria e Doganave, Sugareski dhe Zaev me mesazhe urimi
14.04.2021 13:43
Doganat shënojnë sot 29 vjetorin e ekzistencës si organ i pavarur shtetëror.....

Doganat shënojnë sot 29 vjetorin e ekzistencës si organ i pavarur shtetëror. Me këtë rast u shpërblyen doganierët më të mirë dhe iu ndanë mirnjohje institucioneve të ndryshme. Si pjesë e festimit u organizua edhe një fushatë për dhurimin e gjakut dhe doganierët shprehën humanizmin duke dhuruar mobilje, kondicionerë inverter, shtretër, pajisje kuzhine dhe lodra për "Shtëpinë e Prindërve", e cila strehon prindër, fëmijët e të cilëve janë pacientë dhe të marrin terapi në Departamentin Hemato-Onkologjik të Klinikës Universitare të Pediatrisë. Mesazhe urimi dërguan edhe kreu i doganave Sugarevski dhe kryeministri Zaev.
"Viti i kaluar është shënuar nga disa ngjarje dhe projekte, përfshirë presidencën e Nënkomitetit për Doganat dhe Rregullat e Origjinës brenda CEFTA, i cili ka një ndikim të madh në lehtësimin e tregtisë kombëtare dhe ndërkufitare. Si kryesues të këtij komiteti, ne arritëm të krijonim të ashtuquajturat “korridoret e gjelbërta”, përmes të cilave gjatë pandemisë të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s morën përsipër të sigurojnë punë 24-orëshe në pikat kufitare për eksport dhe import të mallrave brenda CEFTA, si dhe në pikat kufitare kryesore me Bashkimin Europian.", tha Goran Sugarevski, drejtor i Drejtorisë së Doganave të RMV-së.
"Doganierët janë pjesë e më të ekspozuarve mes bashkëqytetarëve tanë ndaj kërcënimeve të virusit Korona.Por edhe në kushte të tilla, ata pranuan sfidat për të siguruar lëvizje të shpejtë dhe të qetë ndërkufitare të mallrave, udhëtarëve dhe automjeteve…Si rezultat i angazhimit të punonjësve në të gjitha nivelet, ne mbetemi lider në operacionet dixhitale. Një pjesë e madhe e procedurave doganore që janë realizuar në letër, tani janë zëvendësuar me procedura elektronike dhe nga ky muaj eksporti nga vendi bëhet plotësisht në mënyrë elektronike.", tha Zoran Zaev, kryeministër.
