Maqedoni

Ulet numri i të infektuarve, Filipçe: Tensioni nëpër spitale është ende i lartë

14.04.2021 14:20

Po ulet numri i të infektuarve të ri....

Po ulet numri i të infektuarve të ri, por ende tensioni nëpër spitale është i lartë, theksoi ministri i shëlndetsisë Venko Filipçe. Rënia e numrit të të diagnostifikuarve të rinj është si pasojë e masave restriktive tha Filipçe, sipas të cilit nëse ka nevojë do të vazhdojë ora policore edhe pas 20 prillit.

Megjithatë tensioni nëpër qendrat covid është i lartë, pasi ende është i madh numri i të hospitalizuarve.

“Në të gjitha institucionet shëndetësore publike, sipas orareve dhe rishpërndarjes së pacientëve ka shtretër të lirë spitalorë në Shkup në klinikat interne dhe në qendrën kovid në Institutin e Rehabilitimit në Kozle, si dhe në qytete të tjera. Në atë kupotim, bëhet edhe rishpërndarja e pacientëve prej qyteteve tjera nëse ka nevojë. Për momentin, spitalet në Kumanovë dhe Manastir janë të mbingarkuara. Por atë po e menaxhojmë në bazë ditore.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Mbi 30 mijë të vaksinuar, Filipçe: Këtë muaj vijnë 20 mijë doza nga “Pfizer”

Ai gjithashtu potencoi se mirë po shkon procesi i vaksinimit dhe se deri më tani në vend janë vaksinuar mbi 30 mijë persona.

Prej nesër do të fillon vaksinimi i 73 dhe 74 vjeçarëve të cilët janë paraqitur për vaksinimin. Deri më tani në faqen “vakcinacija.mk” janë paraqitur rreth 140 mijë persona, ndërsa Filipçe beson që numri do të rritet me ardhjen e vaksinave tjera në vend.

“Nga kompania ‘Pfizer’ përmes marrëveshjes tonë të drejtëpërdrejtë në 19 dhe 26 prill pritet të vijë nga 10 mijë doza. Pastaj, kemi pasur takim me ambasadën kineze dhe morri përsipër se do të bëjë çfarë të mundet. Mbrëmë kishte lëviyje dhe morrëm informata se ajo pjesa administrative në Kinë është përshpejtuar. Gjithashtu presim infomata edhe nga ambasada ruse për doza shtesë të vaksinës Sputnik. Do të duhet që 76 mijë doza tjera të vaksinës AstraZeneka të vijnë deri në fund të muajit” – u shpreh Filipçe.

Filipçe njoftoi se në bazë të ndryshimeve të reja ligjore të cilat Qeveria i ka dorëzuar në Kuvend për miratim parashikohet që kurimi nëpër spitalet private për covid 19 të kushtojë maksimum 300.000 denarë. (Ersan Pajaziti, TVM2)