Ekonomi

"Mjaft më, e ekzagjeruat!", Konfederata e Sindikatave të Lira në protestë

14.04.2021 15:34

Konfederatat e Sindikatave të Lira paralajmëron për nesër një protestë për të kundështuar shkeljen e të drejtave të punëtorëve gjatë pandemisë...

Konfederatat e Sindikatave të Lira paralajmëron për nesër një protestë për të kundështuar shkeljen e të drejtave të punëtorëve gjatë pandemisë.  
 
Ata thonë se gjatë kohë janë përpjekur të vendosin dialog me përfaqësuesit e ministrive dhe organeve shtetërore për të zgjidhur problemet me të cilat përballen punëtorët, si dhe për të treguar respekt për ligjet dhe marrëveshjet kolektive të cilat, siç thonë ata, dhunohen vazhdimisht. 
 
Nga KSL kërkojnë "respektimin e  ligjeve në fushën e ligjit të punës, veprim të menjëhershëm të institucioneve pë rata që nuk respektojnë ligjin, të ndalet presioni mbi organizatat sindikaliste dhe udhëheqësit e sindikatave. Të gjitha këto kërkesa kanë për qëllim përmirësimin e statusit socio-ekonomik të anëtarëve tanë dhe të gjithë punëtorëve. Ju ftojmë të gjithëve që të merrni pjesë aktive në këtë protestë, në mënyrë që të dëgjoni zërin e punëtorëve! “Mjaft, e keni ekzagjeruar!".", tha Bllagoj Rallpovski, kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, në pres konferencën e sotme. 
 
Protestës do ti bashkangjitet edhe Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SASHK-u.