Ekonomi
Strugë dhe Ohër, qendrat turistike kërkojnë ndihmë
14.04.2021 15:40
Objektet hotelierike dhe gastronomike kërkojnë ndihmë të menjëhershme për të shmangur falimentimin e plotë....

Objektet hotelierike dhe gastronomike kërkojnë ndihmë të menjëhershme për të shmangur falimentimin e plotë. Deri më tani ata kanë marrë vetëm mbështetje për rrogat, por kjo është vetëm një nga shpenzimet e shumta, industria e turizmit dhe hotelierisë janë duke u zhytur në borxhe.
“Qeveria do të duhet të zgjidhë nyjën dhe të sigurojë ndihmën e njëhershme që ne po kërkojmë për të ndihmuar sektorin të rimëkëmbet. Po hyjmë në muajin maj për një kohë të shkurtër, po presim sezonin, por nëse e humbin, mbetet shumë pak nga maji që të shpëtojmë këtë sezon.”, tha Kërste Blazheski, kryetar i HOTAM.
Sektori i turizmit pritej të rikthehet në rrugën e duhur në Prill, por për shkak të valës së tretë të pandemisë, gjithçka është nën kyç përsëri. Tani për tani, askush nuk mund të parashikojë se si do të jetë sezoni, por është e sigurt që do të jetë vonë edhe këtë vit.
“Deri më tani prisnim të fillonim punë reale në të gjithë sektorët, nga restorantet, hotelet por nuk ndodhi. Dhe realisht, ndihma është e nevojshme në të gjithë sektorin e turizmit. Thjesht po presim, nuk mund të bëjmë asgjë më shumë, do të shohim se çfarë do të sjellë koha.”, tha Kërste Blazheski.
Shoqata e hotelierisë gjithashtu kërkon miratimin e paketës së pestë të masave dhe mbështetjen e pagave për muajt shkurt, mars dhe prill sa më shpejt të jetë e mundur.
ILMIJE ZHAKU
