Ekonomi
Opozita tërhoqi amendamentet, pakoja e 5-të ekonomike merr dritë jeshile nga KFB
14.04.2021 16:10
Pas tërheqjes së Amendamenteve nga VMRO DPMNE dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa...

Pas tërheqjes së Amendamenteve nga VMRO DPMNE dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, më në fund u zhbllokua puna e kuvendit dhe Komisioni për Financa dhe Buxhet përfundoi debatin për katër ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike
Përmes amendamenteve që u shqyrtuan, u zgjatën deri më 30 prill afatet e aplikimit për kompanitë dhe pronarët individual. VMRO DPMNE përmes 17 amendamenteve, kërkoi që ndihma të vlejë për dy muaj shtesë. Por kërkesa u hodh poshtë nga maxhoranca e cila u arsyetua se në masat e miratuara nga qeveria, përfshihen edhe këto fonde. Në Komision u miratua edhe ligji për ndihmën e kategorive të rrezikuara të qytetarëve që përfshin 22 mijë qytetarë të cilët vitin e kaluar nuk arritën t’i marrin 6000 denarë ndihmë shtetërore, për shkak të afateve të shkurtra. Afati për ta tashmë është gjatur deri më 31 maj.
