Fushata elektorale në Shqipëri, Rama premton ndërtimin e Rrugës së Arbërit

14.04.2021 17:10

I nisur në vitin 2004, projekti i rrugës së Arbrit...

I nisur në vitin 2004, projekti i rrugës së Arbrit prite të përfundojë në fund të muajit maj. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, pas takimeve elektorale të zhvilluara në veri të Shqipërisë.

Rama, tha se kjo qeveri do të përfundojë ëndrrën 100 vjeçare të shqiptarëve, që qeveritë paraardhëse e lanë në mes.

Basha premton rimëkëmbje ekonomike

Nga ana tjetër, në vijim të fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, takimet i ka vijuar me përfaqësues të Biznesit të madh e të mesëm, dukek nënshkruar me ta një marrëveshje për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Teksa kanë mbetur edhe 11 ditë deri në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, fushata ka qenë e qetë, ndërsa më së shumti përplasjet kanë ndodhur ndërmjet Presidentit të Republikës dhe qeverisë. (Luljeta Ndoka, TVM2)