Egjipt, 20 të vdekur në një aksident rrugor
14.04.2021 17:30
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën....

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Egjipt, KuR një autobus dhe një kamion u përplasën në autostradën lindore të shkretëtirës në provincën Assiut.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 36 ambulanca u dërguan në vendin e aksidentit.
Tre persona që i mbijetuan aksidentit, janë dërguar të lënduar në spital. Një ekip nga zyra e Prokurorisë Publike ka filluar një hetim për të gjetur shkakun e aksidentit. Aksidentet e trafikut në Egjipt ndodhin për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe mungesës së standardeve të sigurisë, ndërkohë vazhdojnë përpjekjet e qeverisë për hapjen e rrugëve të reja dhe zgjerimit të autostradave duke ndihmuar në uljen e aksidenteve.
