Maqedoni

Parashikimi i motit

15.04.2021 09:09

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes rriten mundësitë për reshje. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -4 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 6 deri 17 gradë celcius.
 
Në Shkup, moti mesatarisht i vranët me erë të dobët deri të moderuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të bjerë në 2 gradë, ndërsa temperatura ditore do të arrijë në 14 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, meterologët parashikojnë reshje të shiut, kurse në vendet malore borë.