Botë
SHBA-ja do të lë më shumë ushtarë në Afganistan se sa planifikonte
25.11.2014 20:23
SHBA-ja është e përgatitur ta rrisë numrin e ushtarëve të saj, të cilët planifikojnë t'i lënë në Afganistan vitin e kaluar...

SHBA-ja është e përgatitur ta rrisë numrin e ushtarëve të saj, të cilët planifikojnë t'i lënë në Afganistan vitin e kaluar, me qëllim që t'i plotësojnë vendet e lira në misionin e NATO-s nga ana e shteteve tjera.
Numri përfundimtar ende po konfirmohet, por do të jetë pothuajse me disa qindra më shumë nga shtarët e planifikuar fillimisht 9.000.
Sipas përfaqësuesve të lartë zyrtarë, në qoftë se kjo nuk bëhet, misioni mund t'i humbë bazat.
SHBA-ja do të mund të dërgojë edhe 1.000 ushtarë shtesë si "zgjidhje të përkohshme", ndërsa shtetet e tjera i realizojnë premtimet e tyre gjatë vitit ose veçmë nuk nevojitet prezenca e ushtarëve.
Ushtarët plotësues amerikanë do të inkuadrohen midis forcave të NATO-s, të cilët do të mbeten në Afganistan, që të përfundojnë trajnim, të këshillojnë dhe t'u ndihmojnë forcave afgane në misionin e ri, i quajtur "Mbështetje vendimtare"./MIA
