Maqedoni

Dibër, numri i të infektuarve po shënon rënie

15.04.2021 16:27

Në valën e tretë të Covid-19 në qytetin e Dibrës numrit i të infektuarve pati tendencë në rritje....

Në valën e tretë të Covid-19 në qytetin e Dibrës numrit i të infektuarve pati tendencë në rritje, aktualisht të sëmurë janë 93 pacientë. Brenda një viti deri më tani arriti numri 1370 pacientë që e kanë kaluar Covid-19, fatkeqësisht numri i personave që kanë humbur betejën me virusin arrin në 40. Njofton drejtori i spitalit të Dibrës, Baki Halili.
 
“Vala e tretë është vala që tash që e kemi janë 93 pacientë, prej atyre 93 pacientë e humbën betejën 5 pacientë, mirëpo kur ta marrish numrin e përgjithshëm dhe në atë të Qendrës së Zhupës nga sëmundja e Covidit kanë humbur betejën 40 pacientë, të vizituar me një terapi 14 apo 21 ditëshe dhe në përmbajtje të oksigjenit kemi pasur 1370 pacientë.”,- tha drejtori i Spitalit të Dibrës, Baki Halili.
 
Masat e reja të marra nga Qeveria kanë bërë që numri i të prekurve të rinj me këtë virus të jetë në rënie.
 
“Unë mendoj që masat e reja që i mori qeveria bashkërisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Komisionin e Sëmundjeve Infektive, ka ndikuar dhe e shohim që trendi në valën e tretë është duke u zvogëluar, ashtu që e shohim edhe ne në qendrën e Covidit në Dibër, kjo është për të përshëndetur mbi të gjitha se është rritur edhe kujdesi i qytetarëve dibranë.”,- tha drejtori i Spitalit të Dibrës, Baki Halili.
 
Në spitalin e Dibrës pritet të hapet së shpejti edhe spitali modular që përfshin 220 metër katror, i cili është ndërtuar për trajtimin e pacientëve me Covid-19.
 
ATLI DEMA