Kovid-19, 35 të vdekur, 890 të infektuar e 1024 të shëruar

15.04.2021 17:47

Ministria e Shëndetësisë në raportin për 24 orët e fundit....

Ministria e Shëndetësisë në raportin për 24 orët e fundit ka njoftuar për 35 të vdekur, më i riu prej të cilëve i moshës 35 vjeçare. Po ashtu nga 3 mijë e 284 të testuar, 890 kanë rezultuar pozitiv.

Derisa njëmijë e 24 janë shëruar. Deri tani janë regjistruar gjithsej 145 mijë e një i infektuar, prej të cilëve 120 mijë e 707 janë shëruar, 4 mijë e 357 kanë vdekur, ndërsa 19 mijë e 937 janë raste aktive.

Në Kovid qendrat në mbarë vendin në trajtim spitalor ndodhen 1762 pacientë, 703 prej të cilëve në spitalet në kryeqendër.