Von Der Leyen, BE ka siguruar 50 milion vaksina

15.04.2021 17:10

Komisioni Evropjan ka arritur një marrëveshje....

Komisioni Evropjan ka arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer për të përshpejtuar furnizimin e vaksinave, me 50 milionë doza shtesë në tremujorin e dytë, duke filluar gjatë këtij muaji.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke njoftuar marrveshjen tha se vaksinat do të shpërndahen në bazë të popullsisë. 

“Lajmi i mirë është se shpërndarja e vaksinave po përshpejtohet”, tha von der Leyen.

Ajo njëherit bëri të ditur se KE po negocion me BioNTech/Pfizer për një kontratë të tretë për furnizimin e vaksinave, që parashikon shpërndarjen e 1,8 miliardë dozave në periudhën nga 2021 deri në 2023.