Gjermani, mbi 29 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

15.04.2021 17:24

Gjermania ka regjistruar shifrën më të lartë....

Gjermania ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të rasteve me COVID-19 që nga 8 janari. Instituti Robert Koch së fundmi konfirmoi 29 mijë e 426 raste të reja të virusit korona dhe 293 viktima.

Kreu i Institutit ka paralajmëruar se vala e tretë e pandemisë ka sjellë spitalet afër kufijve të tyre dhe për disa ditë nuk do të ketë më shtretër të lirë në disa nga njësitë e kujdesit intensiv.

Gjermania aktualisht renditet në vendin e pestë për sa i përket numrit të infeksioneve në Evropën Perëndimore, pas Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Spanjës.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Kovid 19 në Gjermani ka arritur në pothuajse 3,1 milionë, ndërsa numri i viktimave arrin në  79 mijë e 381 persona.