Serbi, filloi ambalazhimi i “Sputnik V”
15.04.2021 17:35
Serbia ka nisur ambalazhimin e vaksinës ruse “Sputnik V’....

Serbia ka nisur ambalazhimin e vaksinës ruse “Sputnik V’, me synimin që të jetë vendi i parë në rajon që prodhon vaksina anti Kovid. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vizituar Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve “Torlak” në Beograd, ku një ditë më parë u realizua mbushja e serisë së parë të dozave kontrolluese të vaksinave “Sputnik”.
Vuçiq, ka paralajmëruar se para fundit të vitit, Serbia do të jetë në gjendje të prodhojë vaksinën e Rusisë “Sputnik”.
Edhe Fondi Rus për Investime Direkte publikoi në faqen e tij të internetit njoftimin për prodhimin e vaksinës ruse “Sputnik V” së bashku me Institutin “Torlak” në Serbi.
