Shpallja e biznes planeve më të mira në kuadër të "Je me perspektivë, filloje biznesin tënd"

26.11.2014 09:49

Në organizim të Ministrisë së Ekonomisë sot do të mbahet manifestimi i dytë me radhë për shpalljen e pesë bizneseve më të mira në kuadër të projektit "Organizimi i garës së biznesit - Ji me perspektivë filloje biznesin tënd"........

Qëllimi i projektit është nxitja e frymës sipërmarrëse midis të rinjve, përmes përgatitjes së studentëve dhe sipërmarrësve të rinj për të filluar biznes personal.

Në manifestim, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, i cili do t'i ndajë vauçerët për pesë biznes planet më të mira për vitin 2014.

Pritet të marrin pjesë edhe rektori i Universitetit Shtetëror në Tetovë, Vullnet Ahmeti dhe prorektori i Universitetit të EJL-së, Blerim Reka. (mia.mk)