Maqedoni

Parashikimi i motit

16.04.2021 09:08

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes rriten mundësitë për reshje. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindje 1-5 m/s.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare deri në të përforcuar me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 1, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gardë.