Maqedoni
Miratimi i pakos së 5 ekonomike sot, në pikëpyetje
16.04.2021 09:48
Kryeparlametari Talat Xhaferi do të mbledhë edhe një herë sot kryesinë e Kuvendit....

Kryeparlametari Talat Xhaferi do të mbledhë edhe një herë sot kryesinë e Kuvendit, pas situatës së mbrëmshme të tensionuar në Kuvend që çuan në ndërprerjen e seancës. Ai tha se Kuvendi është barrikaduar dhe i kushtëzuar në vendimet.
“Të nderuar qytetarë, Kuvendi dukshëm i barrikaduar në vendimet është i kushtëzuar për mënyrën e punës, ndërsa dukshëm nëse shkojnë kështu numrat me infektimin, nesër kemi kryesi të Kuvendit, me siguri do të jetë temë njëra nga pikat dhe çështjet për karantinë për Kuvendin, duhet të shpallim karantinë për Kuvendin, ndërsa ka të infektuar, këtu e ndërpres punën, për vazhdim të seancës do të informohen në mënyrë shtesë.", tha Talat Xhaferi, kryetar i kuvendit.
Edhe pse seanca zgjati deri vonë, kuorumi i nevojshëm nuk u sigurua dot. Deputetët e VMRO – DPMNE-së prisnin para sallës që Xhaferi të ndërpresë seancës e 32-të dhe të fillojë atë 36-të, që në rend dite kishte ligjet nga pakoja e pestë e masave ekonomike. Këtë kërkesë kryeparlamentari e cilësoi si ultimatum e ju ujtoi se ata marrin rrogën që të jenë të prainshëm në seanca.
“Problemi është në ato 101 deputetë të cilët janë nënshkruar se janë këtu dhe nuk marrin pjesë. Janë të obliguar të marrin pjesë kur vendoset, ndërsa e drejta e tyre është se si do të deklarohet apo nëse do të deklarohen. Do të kërkojnë harxhime për rrugë nesër, ndërsa qytetarët duhet të vlerësojnë nëse kanë ardhur për seancë apo vetëm për harxhimet e rrugës.”, tha Xhaferi.
“Opozita dëshironte të pengonte pagesën e subvencioneve për bujqit, pagesën e shtesave për fëmijë dhe arsim, rritje e pagave të mjekëve, pagesën për kompensimin mujor për punëtorët e falimentuar, duke ditur se këto pagesa nuk mund të kryhet me pagesa në kohë", tha Jovan Mitrevski mga LSDM
Por opozita thotë se pakon e 5–të, nuk dëshiron ta votojë maxhoranca.
"Për tre ditët e fundit keni terrorizuar publikun, keni mbajtur ligjet në Parlament për më shumë se një muaj. Ju nuk keni kuorum dhe ky është një fakt, ju keni 62 deputetë dhe shumica juaj është e dobët dhe ky është një fakt, jo të gjithë deputetët vijnë rregullisht dhe ky është një fakt, prandaj ju lutemi pohoni se nuk keni mjaft deputetë dhe vendosni seanca e 36-të si një pikë në rendin e ditës pas kësaj për të miratuar ligjet nga paketa ekonomike e masave, një muaj ju lutemi votoni. Z. Xhaferi, përfundojeni këtë teatër, le të konkludojmë se nuk keni numër të mjaftueshëm të deputetëve, caktoni seancën e 36-të, paketën e pestë të masave, megjithëse nuk janë të mjaftueshme, jepuani qytetarëve.", tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
"Me pakon e pestë ekonomike po bëni vetëm propagandë dhe aspak nuk e keni dertin e qytetarëve. Të gjitha datat dhe afatet e këtij ligji janë shkelur dhe deputetët e koalicionit janë në Kuvend për hir të qytetarëve dhe do të presin fillimin e seancës për të votuar ligjin për pakon e pestë ekonomike.", tha Ilire Dauti nga ASH-AAA.
Nuk dihet nëse seanca e 36 do të mbahet sot. Xhaferi kërkoi mbrëmë edhe karantinë për Kuvendin, pasi 3 deputetë të shumicës parlamentare aktualisht janë të infektuar me Covid 19.
