Takim rajonal për mekanizmat për barazi gjinore në mbrojtje
26.11.2014 09:53
Takimi i gjashtë rajonal për mekanizmat për barazi gjinore në ministritë e mbrojtjes dhe forcave të armatosura nga Ballkani Perëndimor do të mbahet sot në Shkup, në të cilin do të mbajë fjalim ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski.....

Takimi rajonal është në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Programit për zhvillim të KB-së, gjegjësisht qendrës për armatim të vogël dhe të lehtë të vendeve nga EJL.
Ai është pjesë nga projekti për përforcimin e bashkëpunimit rajonal të përfaqësimit gjinor në reformat e sektorit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor. (mia.mk)
