Maqedoni
Qendra Shëndetësore Vevçan: Bëhen mijëra teste për antitrupa nga e gjithë MJP
16.04.2021 14:02
I gjithë rajoni i Maqedonisë Jugperëndimore vijnë në qendrën shëndetësore të Vevçanit për të bërë teste serologjike për antitrupa...

I gjithë rajoni i Maqedonisë Jugperëndimore vijnë në qendrën shëndetësore të Vevçanit për të bërë teste serologjike për antitrupa që tregojnë nëse ekzistojnë antitrupa specifik që sistemi imunitar ka bërë kundër virusit. Testet nuk mbulohen nga Fondi i shëndetësisë, qytetarët i bëjnë privat dhe në Vevçan kanë një çmim të arsyeshëm.
“Nuk mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ne jemi institucion publik në interes të qytetarëve, nuk bëjmë fitim. Në procesin e prokurimit publik ne kemi arritur një çmim relativisht të ulët dhe në vendin tonë ato janë shumë më të lira sepse nuk jemi një organizatë fitimprurëse.", tha Jovan Stojkoski, drejtor i qendrës shëndetësore Vevçan.
E gjithë Maqedonia Jugperëndimore është duke u testuar në Vevçan, sepse ka mungesë të testeve në qytete të tjera.
“Struga, Dibra, Kërçova, Resnja, pra një pjesë e madhe e Maqedonisë Jugperëndimore, kemi një numër të madh të pacientëve nga ky rajon. Në periudhën e fundit, kemi diku nga 100 deri në 150 teste në muaj, numri është rritur, qytetarët janë të interesuar.", tha Stojkoski.
Saktësia e testeve konsiderohet 99 përqind. Ata mund të ndihmojë në zbulimin e shkallës së infeksionit dhe kështu të përcaktohet më saktë shkalla e vdekshmërisë nga virusi, ndërsa gjithashtu mundëson që ata me antitrupa të jenë dhurues të plazmës për ata që kanë nevojë.
ILMIJE ZHAKU
