Botë
Covid-19, Franca, vendi i 3 në Europë me mbi 100 mijë vdekje
16.04.2021 14:22
Franca është bërë vendi i tretë në Europën Perëndimore që ka kaluar historikun e 100 000 vdekjeve nga COVID-19....

Franca është bërë vendi i tretë në Europën Perëndimore që ka kaluar historikun e 100 000 vdekjeve nga COVID-19. Shumica dërrmuese e vdekjeve në Francë ndodhën gjatë valëve të dyta dhe të treta të pandemisë, pas tetorit të vitit të kaluar, e nxitur nga rritja e një varianti Britanik. Një analizë e certifikatave të vdekjes tregon se disa raste nuk u raportuan, ose ishin nga njerëz të patestuar që vdiqën në shtëpi, në njësitë psikiatrike apo në institucionet e kujdesit kronik. Situate e tillë vjen në një kohë kur vendi është në bllokim të pjesshëm në përpjekje për të shpejtuar një përhapje të ngadaltë të vaksinave. Që nga mesi i prillit, vetëm 16.7% e popullsisë së përgjithshme të Francës kishte marrë një dozë të pare të vaksinës, krahasuar me 47.6% në Mbretërisë e Bashkuar dhe 37% në Shtetet e Bashkuara.
Italia dhe Mbretëria e Bashkuar janë dy vendet e tjera në Evropën Perëndimore që kanë shënuar një numër të vdekurish me gjashtë shifra. Por vendet e tjera evropiane, përfshirë Portugalinë dhe Belgjikën, kanë nivele më të larta vdekjesh nga virusi korona në krahasim me popullsinë.
Izrael, hiqet detyrimi për mbajtjen e maskave në të hapur
E përderisa bota po prërballet me valëne tretë të virusit dhe me kufizime të shumta, nga kjo e diele, izraelitët nuk do të kenë më detyrimin që të mbajnë maskën në ambiente të hapura. Mediat izraelite raportojnë se kjo është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë. Prej më shumë se një viti në Izrael ishte e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të hapura për të parandaluar përhapjen e virusit. Pavarësisht se është hequr detyrimi për të mbajtur maskën në ambiente të hapura, mbetet në fuqi rregulli që ajo të mbahet në ambiente të mbyllura. Aktualisht, 53 % e izraelitëve kanë marrë të dy dozat e vaksinës Pfizer. Më pak se 1 milionë qytetarë kanë mbetur për t’u vaksinuar në mënyrë që procesi të përmbyllet terësisht.
BELINDA KOKA ADEMI
