Maqedoni

Kreu i BFI vizitoi Muftininë e Kumanovës, O.H. “Hilal”, ndan 250 pako me ndihma për nevojtarët

16.04.2021 14:37

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Reis ul Ulema H. Shaqir ef. Fetai, me bashkëpunëtorë...

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Reis ul Ulema H. Shaqir ef. Fetai, me bashkëpunëtorë, sot, qëndroi për vizitë në Muftininë e Kumanovës, ku u takua me Muftiun H.Abedin ef. Imeri, me të cilin biseduan për aktivitet dhe zhvillimin e jetës fetare në rajonin e Kumanovës.
 
“Jo vetëm të urojmë hyrjen në muajin e shenjtë të Ramazanit, por në të njejtën kohë të jemi në mesin e Muftinisë, në mesin e Ulemave Islam, në mesin e xhematlinjëve tanë me qëllim që të shprehim falenderimet tona, mirënjohjen tonë për kontributin e dhënë nga ana e Muftinisë dhe gjithë besimtarëve të këtij territori në organizimin e jetës fetare dhe në mirëmbajtjen e institucioneve fetaro-arsimore”, tha mes tjerash Fetai.
 
Nga ana tjetër Organizata Humanitare “HILAL” e cila vepron në kuadër të BFI-së, Muftinisë së Kumanovës ia dorëzoi 250 pako me produkte ushqimore për ato familje të cilat kanë nevojë.
 
“Sot, në Muftininë e Kumaovës na arritën ndihma, 250 pako të cilat u dedikohen njerëzve në nevojë pra për skamnorët”, tha Imeri.
 
“Komisioni ka parapa që në Muftininë e Kumanovës të dërgohen 250, ky është vetë fillimi, ne sigurisht se do të mundohemi të jemi pranë nevojtarëve sidomos gjatë muajit të Ramazani por edhe më tutje, sa here që ka nevojë, e kemi obligim fetar e kombëtar që të jemi pranë vëllezërve tanë”, tha mes tjerash Ramadani.
 
Nga O.H.”HILAL”, paralajmëruan se aktivitete të këtilla do të realizohen edhe në qytete tjera të RMV.
 
FATLUM AQIFI