Maqedoni

Vdekja e Bariut nga Kratova, Angelov: Ka lëshime, por askush nuk na kërkoi helikopter

16.04.2021 14:56

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza, Stojance Angelov..

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza, Stojance Angelov, pranoi  se ka lëshime të vogla në vdekjen e bariut 63 vjecar nga Kratova, por ato janë të natyrës institucionale. 
 
I gjithë sistemi i menaxhimit të krizave ka dobësi, probleme të mbishtresuara  dhe dobësi sistematike, të cilat do të kapërcehen në periudhën e ardhshme. Kjo është një dobësi në procedurat e shkruara, theksoi Angelov. Ai sqaroi megjithatë se nuk ka protikolle veprimi për  raste individuale, por QMK reagon  edhe në raste të tilla. Potencoi se në rastin e bariut, është kërkuar vetëm një automjet për shkak të terrenit të vështirë, por askush nuk u ka kërkuar helikopter. Këtë e ka vërtetuar sipas tij operatori në detyrë atë ditë në qendër, që mori thirjen e parë për ndihmë nga mjeku. Gjithsesi tha se i takon prokurorisë të përcaktojë nëse dikush duhet të përgjigjet penalisht për vdekjen e bariut që i kishte qëndruar për 12 orë në dëborë e që  pësoi hemorrgji cerebrale. Angelov do të propozojë  t’i jepet medalje mjekut  Pavle Zafirov, i cili, së bashku me tre persona të tjerë transportuan  bariun e ngrirë në një udhëtim prej 5 orësh në një barrelë të improvizuar, përmes një kalimi të vështirë malor, por që nuk arritën në fund t’ia shpëtonin dot jetën.