Maqedoni

Mbledhja e dy Qeverive, Kurti pret ambasadoren e RMV-së Shpresa Jusufi

16.04.2021 15:20

Së shpejti pritet të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës....

Së shpejti pritet të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Për këtë biseduan sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorja e RMV-së në Prishtinë, Shpresa Jusufi. Megjitatë as nga takimi nuk u tha jë datë e saktë se kur ministrant e dy qeverive mund të takohen.
 
Ata gjithsesi u dakorduan se mbledhja e dy qeverive duhet të mbahet në një kohë të përshtatshme, duke e pasur parasysh edhe situatën epidemiologjike në vendet respektive, me ç’rast do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë. Kurti konfirmoi njëkohësisht edhe pjesëmarrjen e tij në Samitin e Prespës që planifikohet të mbahet në korrik. Në takim u diskutua edhe  për situatën me pandeminë në të dy vendet, masat e ndërmarra për uljen e trendit të infektimeve, mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe përpjekjet e pareshtura për sigurimin e dozave të reja të vaksinave kundër Covid-19.