Maqedoni
IN MEMORIAM, ndërroi jetë zjarrfikësi Nuredin Mustafa
16.04.2021 15:22
Zjarrfikësi nga Shkupi, Nuredin Mustafa ka ndërruar jetë nga Covid-19....

Zjarrfikësi nga Shkupi, Nuredin Mustafa ka ndërruar jetë nga Covid-19.
Ai për një kohë të gjatë, ishte i shtrirë në spital për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore, por megjithëse gjatë gjithë jetës I fitoi të gjitha betejat me zjarrin, nuk arriti të fiutojë betejën me virusin vdekjeprurës. Brigada e kundërzjarrit e Qytetit të Shkupit ka shprehur ngushëllime për familjen duke vlerësuar se me humbjen enuredinit, humbi një profesionist, shok dhe koleg. Nuredin Mustafa njihej për përkushtimin e tij në punë por edhe ishte luftëtar për të drejtat e zjarrfikësve. Edhe TVM 2 I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Mustafa.
