Maqedoni

Marrja e nënshtetësisë, BDI: Në procedurë janë më pak se 1.300 Shqiptarë

16.04.2021 15:37

Bashkimi Demokratik për Integrim i cilëson si të pa qëndrueshme të opozitës shqiptare...

Bashkimi Demokratik për Integrim i cilëson si të pa qëndrueshme të opozitës shqiptare lidhur me numrat e personave që nuk posedojnë dokumentin e shtetësisë.
 
Nga BDI deklarojnë se ndryshime ligjore për shtetësinë janë bërë gjatë vitit 2004, 2008, 2011 dhe 2016 dhe se edhe reformat në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim kanë qenë një hap drejt lehtësimit të sigurimit të shtetësisë për qytetarët. Aktualisht sipas BDI-së,  në procedurë për marrjen e shtetësisë janë 2.674 persona, nga të cilët më pak se gjysma janë shqiptarë. Rrjedhimisht, që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në 30 vitet e fundit, gjithsej 43.321 shqiptarë kanë marrë dokumentin e nënshtetësisë dhe vetëm 3.374 prej tyre janë refuzuar”, thuhet në kumtesën e BDI-së.