Maqedoni
Rasti i sofverit "Qyteti i sigurtë", arrestohet Rashkovski dhe pranari i firmës
16.04.2021 15:54
Nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare...

Nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare, është arrestuar ish sekretari e përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe pronari i firmës “Invoka Grup”, Daniel Stançevin. Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, heton Rashkovskin lidhur me rastin e furnizimit me softuer, që ka kushtuar 81 mijë euro, e të cilin MPB-ja me muaj nuk e ka shfrytëzuar. Nga KKOK thuhet vendimi për hapjen e hetimeve për katër persona, u morr për shkak të dyshimeve të bazuara.
“Në periudhën kohore nga Janari 2019 deri në Korrik 2020, i dyshuari i parë si person zyrtar, i ndihmuar nga të dyshuarit tjerë, me paramendim ka kryer tri veprime të ndërlidhura kohore, që paraqesin kryerje të shumëfishtë të veprës së njëjtë. Para zbatimit të procedurës për furnizim publik të softuerit, i dyshuari i parë ka dakorduar furnizimin e softuerit me të dyshuarin e tretë duke dorëzuar patentën e tij për të cilin ka dhënë kahje për përgatitjen e specifikacionit teknik për furnizimin publik.", thuhet në komunikatën e PKOK.
Zaev: Nuk ka të paprekshëm, ligji vlen për të gjithë
Arrestimin e Rashkovskit ka komentuar edhe Kryeministri Zaev. Sipas tij askush nuk është i pa prekshëm varësisht pozitës që ka, por që duhet respektuar prezumimi i pafajsisë "askush nuk është fajtorë përdersa nuk vërtetohet me vëndim gjyqësorë". Procedura e furnizimi publik sipas Zaev është realizuar në bazë ligjore.
"Ligji vlen njejtë për të gjithë,institucionet e hetimit po kryejnë punën e tyre dhe nuk ka të paprekshëm as nga pushteti e as nga opozita. Them se askush nuk është fajtorë përderisa nuk vërtetohet faji. Prezulimin e pafajsisë duhet ta rrespektojmë. Procedura është zhvilluar tërësisht në bazë të ligjit,nësë dëshmohet e kundërta, kjo do të thotë se organet e hetimit kanë pasur tjera të dhëna, në fund është gjykata që merr vendimin.", tha Zoran Zaev, kryeministër.
Milloshovski: Për Rashkovski kemi alarmuar para 2-3 viteve
Nga VMROD-PMNE theksojnë se për krimin e Rashkovskit kanë alarmuar edhe para 2-3 viteve.
"Pasi që ishte miku më i mirë i Zaevit,ligji për të nuk vlente, nëse tani do të vlenë do të shohim nga kjo procedurë. Theksoj se Rashkovski ka qenë vetëm sekretar general i institucionit ku shefi kryesorë është Zoran Zaev dhe çdo veprim joligjorë I Rashkovskit nuk e përjashton përgjegjësisnë e Kryeministrit Zaev.", tha Antonio Milloshevski nga Vmro-Dpmne.
Edhe pse prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion kërkoi paraburgim për dy të dyshuarit e parë,gjykata penale u shqiptoi masën e arrestit shtëpiak, masën ndalesë për komunikim me të dyshuar të tjerë si dhe ndalesën për shfrytëzimin e mjeteve të komunikimit.
Sipas gjykatës, prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë arsyen se pse kërkohet paraburgimi apo se të njejtit do të ndikojnë në procedurën hetimore.
Sa I përket propozimit të prokurorisë për masat e kujdesit ndaj të akuzair të tretë dhe të katërt ,të njejtit do të ftohen në gjykatë dhe do të vendoset në mënyrë plotësuese.
FLORIJE BELULI KAMBERI
