Maqedoni
Arrihet marrëveshje për çështjen e shtetësisë
16.04.2021 16:03
Arrihet marrëveshje për çështjen e shtetësisë...

Arrihet marrëveshje për çështjen e shtetësisë. Pushteti dhe opozita shqiptare kanë gjetur zgjidhje kompromisi me të cilin pretendohet të zgjidhet problemi i personave që nuk kanë fituar të drejtën e shtetësisë për tre dekada. Detajet e marrëveshjes do të publikohen vetëm pasi propozuesi të ketë hartuar propozim ligjin.
“Besoj se arritëm marrëveshje. Kjo për të cilën u dakorduam do ta vëmë në letër, pasi ka formulime juridike që duhet t’i shohim nëse janë ashtu siç jemi dakorduar që më pas të mund t’I kumtojmë detajet. U dakorduam që të kumtojmë lajmin se besojmë që ka marrëveshje pasi do ta konfirmojmë përfundimisht kur ta shohim në letër. Në propozim ligjin do të punojnë propozuesit. Qëlimi është që të ftojmë edhe të tjerët jo vëtem ne që bisedonim, pushteti dhe një pjesë e opozitës, por edhe partitë e tjera të opozitës në Kuvend.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
“Vazhdojmë të jemi në rrugë të mbarë në drejtim të zgjedhjes së kësaj problematike. Shpresojmë sqë shumë shpejt, në fillim të javës tjetër do të dalim me qëndrimin tonë final, me tyeksin final që do të jetë edhe për ju edhe për opinionin që të dihet se cilat janë çështjet të cilat i kemi dakorduar. Gjithmonë duke u udhëhequr nga ideja që me rëndësi është zgjidhet problemi dhe jo të flasim fjalë të bukura dhe të mëdha unë ju lutem që të mos kërkoni detaje rreth çështjeve që janë dakorduar, sepse interesi ynë është që t’u zgjidhim problemin qytetarëve që kanë nevojë.”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.
Sipas të dhënave zyrtare numri i përgjithshëm i personave pa shtetësi është rreth 3500, gjysma e tyre janë shqiptarë. Me arritjen e kompromisit për çështjen e shtetësisë opozita shqiptare do të tërheq amendamentet me të cilat ka bllokuar disa pr/ligje në Kuvend, si masë reciprociteti.
SHPËTIM NUREDINI
