Maqedoni
Covid-19, 31 viktima, 908 raste të reja, 732 të shëruar
16.04.2021 16:08
Vazhdon rënia e numri të infektimeve të reja nga Covid 19 në vendin tonë, por shifrat e fataliteteve, ende vazhdojnë të jenë të larta....

Vazhdon rënia e numri të infektimeve të reja nga Covid 19 në vendin tonë, por shifrat e fataliteteve, ende vazhdojnë të jenë të larta.
31 persona nuk kanë fituar dot pbetejën me Koronën në 24 orët e fundit. 11 prej tyre janë nga Shkupi, nga 4 në Prilep dhe Kërçovë, 3 në Manastiri, nga 2 në Tetovë dhe Ohër nga, nga 1 në Veles, Kavadar, Strugë, Shën Nikollë dhe Makedonski Brod. Mosha e viktimave varion nga 51 deri në 89 vjec. Në 24 orët e fundit, nga 3.616 testime, janë regjistruar 908 raste të reja me COVID-19. Kryeson Shkupi me 367 raste, në qytetet e tjera, numri i rasteve është dy ose njëshifror. Janë regjistruar edhe 732 pacientë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht ka 20.082 raste aktive. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 145.909, prej tyre 121.439 janë shëruar ndërsa, 4.388 qytetarë, nuk arritën të fitojnë betejën me Covid 19.
