Maqedoni
Debat, ligji për të rinjtë, vetëm në letër
16.04.2021 16:14
Përfshirja e të rinjëve në krijimin e politikave dhe në vendimmarrje është kusht për të arritur një shoqëri prosperuese....

Përfshirja e të rinjëve në krijimin e politikave dhe në vendimmarrje është kusht për të arritur një shoqëri prosperuese. Edhe pse ekziston ligj për pjesëmarrjen e të rinjëve në politikë, ky ligj nuk po zbatohet dhe paraqet problem, thotë deputeti Jovan Jauleski.
"Personalisht më brengos implementimi dhe përparimi i afateve që ndodhin nga institucionet dhe për këtë arsye apeloj deri tek sektori joqeveritar që në të ardhmen ta rrisim pak presionin ndaj atyre që duhet t’i realizojnë punët e parapara me ligj.", tha Jovan Jauleski nga VMRO-DPMNE
Situata aktuale po demotivon shoqërinë që të merret me politikë, ndonëse vendi ka nevojë për inovacion, ide dhe proejekte nga të rinjt. Rinia është shtylla kryesore për një demokraci të përparuar dhe të fuqishme, tha deputetja e BDI-së, Fisnike Bekteshi.
"Një rini aktive në shoqëri dhe në politikë që do të kultivojë vlerat më të mira të demokracisë dhe të lirisë. Një rini e guximshme dhe inovative. E aftë të përballet me sfidat e globalizmit do të jetë ndër prioritetet e prosperitetit të shoqërisë.", tha Fisnike Bekteshi Shaqiri nga BDI.
"Jetojmë në një shoqëri të ndarë në dy parti ku nuk shihet ndonjë shpresë se diçka do të ndryshojë. Shpesh kemi shpresuar se do ndyshojë diçka por gjërat nuk kanë shkuar ashtu dhe të rinjë nuk duan të përfshihen me motivin se, nëse përfshihem në politikë çka do të ndryshojë?", tha Monika Zajkova nga partia Liberal-Demokrate.
Ligji për politikat e të rinjëve dhe përfshirjen e tyre në politikë u miratua pas dy vitesh debat dhe konsultime por ky ligj aspak nuk është realizuar, theksuan debatuesit.
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU
