Maqedoni

RMV - destinacion i preferuar i turistëve holandez

17.04.2021 16:40

Maqedonia e Veriut ka marrë çmimin e artë për destinacionin e udhëtimeve turistike...

Turistët holandezë kanë zgjedhur Maqedoninë e Veriut si destinacion të dëshiruar turistik për vitin 2021.
 
Kërkimi u realizua nga platforma e njohur holandeze "Reisgraag.nl", e cila, duke shqyrtuar kënaqësinë e saj me shërbimin e operatorëve turistikë, vendeve dhe destinacioneve turistike në të gjithë botën, vendit tonë i dha çmimin e artë.
 
Holandezët që kishin për detyrë të vlerësonin vizitën e tyre jashtë vendit, i dhanë notën më të lartë lokacioneve të vendit tonë por edhe restoranteve, kulturës dhe mikpritjes. Ohri ka marrë notën më të lartë duke u konsideruar si vendi i preferuar i holandezëve. 
 
“Ky çmim është për të gjithë sektorin e turizmit gjatë viteve të kaluara, punën e tyre, mikpritjen tonë. Dhe si një destinacion, shërbim, akomodim, vlerësimi ynë është 8.2 nga 10 të mundshëm, që na vendos në vendin e parë midis destinacioneve të renditura në faqen prestigjioze holandeze.”,- tha drejtori i Agjencisë të turizmit, Ljupço Janevski.
 
Nëse situata me pandeminë qetësohet, ka shpresë që turistët holandezë dhe polakë të vijnë në vendin tonë këtë sezon. 
 
“Një nga dy operatorët turistikë më të mëdhenj, “Tui Holanda”, tashmë po konsideron fillimin e fluturimeve në gjysmën e dytë të qershorit nëse situata pandemike qetësohet. Ne gjithashtu kemi njoftime për fluturimet Varshavë - Shkup dhe Varshavë - Ohër, gjë që rrit mundësinë për një numër më të madh të turistëve polakë.",- u shpreh Janevski.
 
Këtë sezon, Agjencia e Turizmit pret një rritje të turistëve të huaj me 20% dhe presin që të realizohen rreth 2 milion qëndrime gjatë natës deri në fund të vitit. 
 
ILMIJE ZHAKU