Maqedoni
Osmani, prezantoi diplomatët ekonomik
17.04.2021 17:43
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, prezantoi katër diplomatët ekonomik të vendit...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, prezantoi katër diplomatët ekonomik të vendit.
Siç bëri të ditur shefi i diplomacisë, Ilija Psalltirov, do të dërgohet në Varshavë, Abdylxhemil Saiti në Mynih, Suzana Tuneva në Ankara dhe Bekri Ajdini do të jetë diplomat ekonomik e Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi.
Detyra e këshilltarëve ekonomik do të jetë t’i prezantojnë potencialet e Republikës së Maqedonisë së Veriut si destinacion tërheqës për investime të huaja; ta promovojnë vendin si destinacion atraktiv turistik; t’i promovojnë potencialet eksportuese dhe në përgjithësi ta promovojnë Maqedoninë e Veriut, si brend ekonomik dhe politik.
