Maqedoni

ASh-Alternativa, akuza për korrupsion në adresë të qeverisë

17.04.2021 18:40

Akuza për korrupsion në adresë të qeverisë edhe nga opozita shqiptare Ash-Alternativa...

Akuza për korrupsion në adresë të qeverisë edhe nga opozita shqiptare Ash-Alternativa.
 
Qeveri po prodhon më shumë skandale të korrupsionit seç mund t’i ndjekë opozita dhe opinioni, ka deklaruar në emër të koalicionit zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani.
 
Ende pa përfunduar komentet rreth arrestimit të ish Sekretarit të Qeverisë, pikërisht për arsye të korrupsionit, një aferë e përmasave të këtilla po zbulohet edhe në Drejtorinë e Librave Amë.