U realizua transplantimi i dytë i zemrës në Klinikën e Kardiokirurgjisë
Në orët e hershme të mëngjesit, në Klinikën e kardiokirurgjisë u bë transplantimi i dytë i zemrës në vend...

Në orët e hershme të mëngjesit, në Klinikën e kardiokirurgjisë u bë transplantimi i dytë i zemrës në vend.
Tek i riu Strezovski prej sot do të vazhdojë të rrahë zemra e 20 vjeçares Bellkovska, familja e të cilës u pajtua për donimin e organeve të vajzës së tyre pasi ajo humbi jetën në një aksident.
Siç bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ekipi mjekësor, i cili ka realizuar me sukses transplantimin, është udhëhequr nga mjekët, Zhan Mitrev dhe Sashko Jovev.
Ministri tha se ky është një sukses i madh i shëndetësisë së vendit, i cili nuk do të ishte i mundur pa pajtueshmërinë për dhurimin e organeve nga familja e pacientes që humbi jetën.
Po ashtu u bë e ditur se në Klinikën për Sëmundjet Ortopedike për herë të parë është realizuar transplantimi i indit kockor dhe kockave, nga një dhurues i vdekur.
