Shefat e policive të rajonit në takim në Beograd

26.11.2014 10:41

Në Beograd sot do të mbahet Asambleja e përgjithshme e Asociacionit të shefave të policive të EJL-së (SEPKE), qëllimi i së cilës është bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar.....

Në hapjen e tubimit në Beograd fjalim do të mbajë Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Në SEPKE janë shefat e policive të shteteve të Evropës Juglindore, të cilët punojnë bashkërisht në shqyrtimin e problemeve strategjike me të cilat ballafaqohen shtetet anëtare në luftën kundër krimit.

Asociacionin e përbëjnë Shqipëria, Bullgaria, Federata e BeH-së, Republika Srbska, Moldavia, Rumania, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia.