LSDM: Nuk pranojmë shantazhe, deputetët e infektuar do të votojnë ndihmat
Të veshur me skafander deputetët e LSDM-së....

Të veshur me skafander deputetët e LSDM-së të inektuar me covid kanë ardhur në Kuvend për të siguruar kuorimin e nevojshëm për seancën e 32-të dhe të 36, në të cilën duhet të votohet ligji për masat ekonomike.
Nga LSDM thonë se nuk do të lejojnë opozitën të shantathojë dhe me qëllim që qytetarët të përfitojnë ndihmat kanë sjellur edhe deputetët e infektuar me covid nën masa të rrepta mbrojtëse.
“Nuk do të lejojmë shantazhe. Obligimi ynë si deputet është ti shërbejmë popullit edhe në të mirë edhe në të keq. Opozita bëri hapa të pamenduar kundër popullit të vet. Dhe prandaj me ato ose pa ato, sot shumica parlamentare do të votojë ndihmat për qytetarët. 1 miliard e 920 milion denarë mbështetje për rrogat për muajt shkurt dhe mars do të arrijnë te qytetarët. Kjo nuk ëpshtë hera e parë që ndodh kështu. Kjo ndodhi edhe kur votuam qeverinë e re, e do të ndodjh nëse ka nevojë edhe për herë të tretë e të katërt dhe gjithmonë kur do të jetë në interes të qytetarëve” – tha deputeti i LSDM-së Jovan Mitrevski.
VMRO-DPMNE: Shumica rrezikon shëndetin e qytetarëve
Por nga VMRO-DPMNE ashpër kritikojnë këtë veprim të shumicës. VMRO qartë është deklaruar se do të voton masat për ndihma ekonomike, por sipas tyre shumica vetëm tenton të bëjë propagandë politike. Nga opozita akuzojnë pushtetin se po rrezikojnë jetën e qytetarëve.
“Pres që nuk do të guxojnë të rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, pasi ne me ditë të tëra kemi kërkuar që të caktohet seanca për masat ekonomike dhe që atëherë kemi apeluar të mos bëhet teatër nga kjo. Nuke di se sa herë duhet të përsëris se deputetët e VMRO-DPMNE-së janë këtu për të votuar masat ekonomike. LSDM dhe BDI bëjnë luftë për vëmendjen e mediave në llogari të kompanive dhe qytetarëve që nuk kanë pranuar ndihmat. Si ti bindim qytetarët të respektojnë masat kur deputetët e LSDM-së dhe BDI-së për të kënaqur dëshirat e PR-it të tyre në mënyrë eksplicite i thyejnë këto masa” – u shpreh Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Nga VMRO kanë shprehur edhe paqartësinë, se pse “insistohet në seancën e 32-të, derisa mund të thirret seanca e 36-të”. (Ersan Pajaziti, TVM2)
