Kontesti mes Shkupit dhe Sofjes, Geer: Palët të rrisnin përpjekjet për zgjidhje
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të rrisin intensitetin e punës....

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të rrisin intensitetin e punës dhe bashkëpuimit dhe të gjendet zgjidhje në kuadër të marrëveshjes bilaterale, me qëllim që të zhbllokohet rruga eurointegruese, ka thënë euroambasadori Dejvid Gir në intervistën për Radion Evropa e Lirë. Ndërkohë porositi vendin të vazhdojë me realizimin e reformave,
“Unë kuptoj se prolongimin njerëzit e shohin frustruese. Ata duan që të shkohet drejt aderimit. Por që të shkohet përpara, t’ju përgjigjem se duhet te dyfishohen hapat që të arrihet kompromis. Ne shpresojmë se RMV dhe Bullgaria do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive, me qëllim që të arrihet zgjidhje në bazë të marrëveshjes së përbashkët” – tha Euroambasadori David Geer.
Skandali me pasaportat false, Geer: Akoma është rast aktiv, nuk kam koment
Lidhur me skandalin e dhënies së parapartave false, euroambasadori Gir nuk komentoi për faktn se çështja është në procedurë e sipër, por tha se rasti duhet hetuar profesionalisht nga organet gjegjësie.
“Është e vërtetë se siguria e dokumenteve është pikë e rëndësishme e mbikqyrjes së realizimit të regjimit pa viza. Por, mendoj se është herët të thuhet nëse do të ketë ndikim në regjimin e vizave. Nëse keni njohuri për sigurinë e dokumenteve, është shumë me rëndësi se si do ta menaxhojë sistemi gjyqësor, dhe në qoftë se ka qasje të gabueshme ,atëherë duhet të ballafaqohet” – deklaroi Geer.
Gir në intervistë ka folur edhe për regjistrimin e popullatës. Porosit kompetentët që regjitrimi të ketë ngjyrë statistikore dhe aspak të përdoret për çështje politike si dhe procesi t’i plotësojë kushtet që i kërkon Bashkimi Evropian. (Nermin Mulaku – Fejzullahu, TVM2)
