Covid 19, 364 raste pozitive, 24 viktima dhe 689 të shëruar

18.04.2021 17:40

Në 24 orët e fundit në vend...

Në 24 orët e fundit në vend, nga 2379 teste të realizuara, kanë rezultuar 364 raste pozitive me Covid 19. Janë regjistruar 24 viktima prej moshës prej moshës 40 deri në 88 vjet, ndërkohë që janë regjistruar 689 pacientë të shëruar nga COVID 19.

Nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 147 094 raste, ndërsa aktive janë 19.841 raste, numri i viktimave shënon 4443 persona.

Numri i tërësishëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me virusin korona të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në mbarë vendin është 1688 dhe ka rreth 330 shtretër të lirë spitalor në kovid qendrat, ka kumtuar Ministria e Shëndetësisë.

Dërgesa e parë me 10 mijë vaksina Pfizer, të hënën pritet të mbërrijnë në vendin tonë, ndërsa po kaq vaksina pritet të vijnë me dërgesën e dytë, me 26 prill.

Ndërkohë 200 mijë vaksina kineze kundër Covid-19 është njoftuar se do të mbërrijnë më 28 prill.

Imunizimi i popullatës, nesër pritet të arrijnë 10 mijë vaksina “Pfizer”

Nga ana tjetër po vazhdon procesi i vaksinimit të qytetarëve mbi 70 vjeç. Deri më tani janë vaksinuar rreth 39 mijë qytetarë me një ose të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 ndërsa rreth 170 mijë të tjerë presin radhë për imunizim.

Të parët janë vaksinuar punonjësit shëndetësorë, që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me të infektuarit me COVID-19.

Me 24 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca, të siguruara përmes programit COVAX, po zhvillohet vaksinimi i personave mbi 60 vjeç.Përderisa me 20 mijë dozat e vaksinës ruse Sputnik V, po zhvillohet vaksinimi i kategorive më të ekspozuara ndaj virusit, siç janë pjesëtarët e sigurisë, punonjëset në kopshte, vozitësit e transportit publik dhe punonjësit në media.

Autoritetet akoma nuk kanë diskutuar vazhdimin ose jo të masave restriktive kundër Kovid, edhe pse ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ditë më parë paralajmëroi se kjo çështje do të diskutohej në fundjavë.

Kufizimet vlejnë deri më 20 prill. Filipçe është shprehur se vazhdimi i masave do të varet nga gjendja epidemiologjike. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)