Koalicioni ASH-AA, shumica e shndërroi Kuvendin në teatër
Edhe koalicioni ASH-AA kanë kritikuar ndodhitë në Kuvend....

Edhe koalicioni ASH-AA kanë kritikuar ndodhitë në Kuvend, duke thënë se me këtë pushteti ka rrezikuar shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Nga opozita shqiptare e cilësojnë si një shoë, kurse nuk kuptojnë se përse kryeparlamentari Xhaferri nuk thirri të enjten seancën e 32-të edhe pse opozita shqiuptare e njoftoi se do të merr pjesë për të siguruar kuorum.
“Kryetari i Kuvendit ka qenë edhe publikisht i njoftuar se deputetët e opozitës shqiptare do të marrin pjesë në seancëne 32-të për të siguruar kuorum. Jemi thellë të dëshpëruar për rrezikimin edhe të deputetëve që janë të infektuar me covid 19, por edhe për faktin që po ndodh në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut një teatër i panevojshëm, vetëm për të krijuar një shoë mediatik, për të luajtur roline viktimës pa pasur fare nevojë” – tha Elmi Aziri nga Koalicioni, ASH-AA.
