Turqinë në tetor e kanë vizituar 3,4 milionë turistë

26.11.2014 10:45

Sipas të dhënave të Drejtorisë së përgjithshme për siguri të Turqisë gjithsej tre milionë e 439 mijë e 554 turistë e kanë vizituar vendin në muajin tetor që paraqet rritje prej 1,09 për qind krahasur me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar....

Nga numri i përgjithshëm i turistëve, rreth 247 mijë kanë qenë vizitorë njëditorë.

Në periudhën janar-tetor të vitit 2014 gjithsej 33.528.056 turistë e kanë vizituar Turqinë, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2013 është rritje prej 5,57 për qind.

Numri më i madh i turistëve në tetor janë nga Gjermani, Britania e Madhe, Rusia, Bullgaria dhe Gjeorgjia.