Maqedoni

Parashikimi i motit

19.04.2021 09:06

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe për ndjekura me bubullima gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të sinoptikëve, do të reshin edhe mbi 15 litra në metër katror. Në zonat malore në veriperëndim do të bjerë borë.
 
Temperaturat minimale do të jetë në interval prej 4 deri 9 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 10 deri 17 gradë Celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me shi dhe erë të lehtë deri në mesatare veriore. Temperatura minimale do të bjerë deri 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 13 gradë..
 
Edhe gjatë gjithë javës priten temperatura të njejta.