Maqedoni
10 mijë vaksina “Pfizer“ arrijnë sot në RMV
19.04.2021 10:01
Në orët e pasdites priten që të arrijnë 10 mijë vaksina “Pfizer“ në vend, të porositura kohë më parë...

Në orët e pasdites priten që të arrijnë 10 mijë vaksina “Pfizer“ në vend, të porositura kohë më parë. Transporti i vaksinave do të realizohet me një organizim special dhe i njejti kontingjent do të duhet të përsëritet edhe me 26 prill.
Gjithashtu, priten që në vend gjatë muajit prill, të arrijnë edhe 200 mijë vaksina kineze (Sinovaks).
Në vendin tonë deri tani janë vaksinuar 35 mijë qytetarë, 13 mijë prej të cilëve me vaksinën “AstraZeneca“, prej së cilës ka në dispozicion edhe 10 mijë vaksina. Me “Sputnik V” janë vaksinuar mbi 5 mijë qytetarë kurse me “Sinovaks“ rreth 1 mijë.
