Maqedoni

KSN diskutoi rreth masave të reja AntiCovid

19.04.2021 10:16

Megjithese gjendja epidemiologjike në vend, ka trende në ulje të infektimeve gjatë ditëve të fundit..

Megjithese gjendja epidemiologjike në vend, ka trende në ulje të infektimeve gjatë ditëve të fundit, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse vendos sot nëse do të ketë ose jo masa të reja restriktive.
 
Jozyrtarisht mësojmë se vendimi është marrë tashmë dhe nuk do të ketë as lehtësim por as shtrëngim të masave aktuale. 
 
Pra  edhe gjatë kësaj jave do të vazhdojnë të mbeten në fuqi masat kufizuese të dy javëve të fundit, orë policore nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të nesërm dhe ndalesë për punë të objekteve gastronimike dhe palestrave sportive dhe ndalesë në mbajtjen e punëtorive, konferencave me shumë pjesmarrës etj. Propozimi i ekspertëve mjekësorë, gjithsesi  duhet të miratohet në seancën e radhës së Qeverisë.
 
Autoritetet shëndetësore gjatë javës që lamë pas, kanë theksuar se po stabilizohet numri i të infektuarve të rinj me Covid 19 dhe se presioni mbi spitalet po ulet. gjithsei numri i fataliteteve vazhdo të mbetet në shifra të larta. Dje në vend u regjistruan 24 viktima dhe 364 raste të reja.