Maqedoni
Sot mbërrijnë vaksina të tjera Pfizer dhe Sinovac në Shqipëri
19.04.2021 10:55
Sot dhe nesër në Shqipëri, vjen një tjetër sasi vaksinash Pfizer dhe Sinovac....

Sot dhe nesër në Shqipëri, vjen një tjetër sasi vaksinash Pfizer dhe Sinovac. Nga kontrata prej 500 mijë vaksinash Pfizer të dakorduara përmes sistemit Covax, Në shqipëri arrijnë sot edhe 8100 vaksina si dhe një sasi nga vaksinat kineze Sinovac, thotë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Plani ambicioz i qeverisë shqiptarë për vaksinimin masiv, sipas saj, synon që deri pranverën e vitit tjetër të jenë vaksinuar të gjithë qytetarët.
