Kulturë
Filmi shqiptar bën histori në SHBA, “LOVE” vlerësohet me 6 çmime
19.04.2021 11:25
“Love”, filmi shqiptar me regji të Dionis Papadhimitrit ka bërë histori në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Virxhinia...

“Love”, filmi shqiptar me regji të Dionis Papadhimitrit ka bërë histori në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Virxhinia që mbahet në SHBA. Gentian Zenelaj, që është pjesë e këtij projekti, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale se filmi është vlerësuar me 6 çmime.
Ka fituar çmimin “Filmi më i mirë me metrazh të gjatë”, “Regjisori më i mirë, Dionis Papadhimitri”, “Skenari më i mirë”, “Aktori më i mirë dytësor, Gentian Zenelaj”, “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”. Aktori shprehet i lumtur në rrjete sociale, ku ka shkruar: “Sensacionale. Gjashtë Çmime për LOVE, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Virxhinia Veriore, SHBA.”
Filmi flet për një burrë pas të dyzetave që kthehet për të kërkuar qetësinë në Tiranë. I lodhur nga bashkëjetesa, personazhi Geri kërkon të takojë miqtë dhe mbase të gjejë dhe dashurinë. Filmi sjell me nota komike realitetin shqiptar të viteve të fundit.
